Mbappe dhe Dembele çojnë Francën në gjysmëfinale të Botërorit

by Nexhat

Franca është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0.

Ndeshja pati një moment delikat në minutën e 28-të, kur Kylian Mbappe humbi një penallti, duke mos arritur ta kalojë Francën në epërsi.

banner

Megjithatë, “Les Bleus” reaguan në pjesën e dytë.

Në minutën e 60-të, Franca zhbllokoi rezultatin pikërisht përmes Mbappe-së, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, në minutën e 66-të, Ousmane Dembele shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin.

Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me fituesin e ndeshjes Spanjë-Belgjikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy