Altin Kransiqi, djali i Jakup Krasniqi, e ka vizituar sot babain e tij në Hagë.
Kjo vizitë e tij vjen kur kanë mbetur edhe pak javë nga aktgjykimi për katërshen e UÇK-së.
“Sot isha për vizitë në Hagë. Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar.
Pavarësisht gati 6 viteve të padrejtësisë, një gjë ka mbetur e pandryshuar: krenaria për luftën çlirimtare, për idealin e lirisë dhe për ata që nuk u përkulën as atëherë e nuk përkulen as sot.
Me besim të palëkundur në të vërtetën dhe me kokën lart, presim epilogun e këtij procesi”, ka shkruar ai

