Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, Komuna: Planifikoni lëvizjet në rrugë alternative

by Nexhat

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga 10 deri më 18 korrik do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Kjo po bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

banner

‘’ Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Njoftim për mbyllje të përkohshme të qarkullimit

Ju njoftojmë se, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale , nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.

Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.

Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy