Policia e Dogana i gjejnë 36 orë dore të padeklaruara në një veturë në Han të Elezit, i sekuestrojnë ato

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me doganën kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Policia ka njoftuar se në bagazhin e një veture, kanë gjetur të fshehura 36 orë dore të cilat nuk ishin deklaruar, dhe se, allrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave

banner

Postimi:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra

Prishtinë 10 korrik 2026

Më datën 10.07.2026 në hyrje të Republikës së Kosovës, respektivisht në Stacionin Policor Kufitar (SPK) Hani i Elezit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë një automjet me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas të huaj. Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij, janë gjetur të fshehura 36 orë dore të cilat nuk ishin deklaruar. Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që në bashkëpunimin me Doganën e Kosovës dhe me të gjitha institucionet tjera relevante të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme në pikat e kalimit kufitar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy