Ramush Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi: Mbetet i gjallë në kujtimet tona

by Nexhat

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shaban Lajqin – Mixhën, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Lajqi ka qenë një luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit dhe një bashkëluftëtar i afërt e i dashur për të gjithë ata që luftuan krah tij.

banner

“Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare. Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy