Një incident i rëndë trazoi qysh herët në mëngjes qytetin e Ferizajt, ku një 16-vjeçar sulmoi me thikë dy qytetarë dhe më pas Policinë.
Situata u përshkallëzua edhe më tej gjatë ndërhyrjes së policisë, pasi i mituri refuzoi t’u bindej urdhrave të zyrtarëve policorë, i sulmoi ata me gurë dhe mjete të forta, si dhe u vërsul ndaj tyre me thikë.
Përballë kësaj ngjarjeje, shqetësim për sigurinë ka shprehur një qytetar nga Ferizaj, i cili për redkasinë e Klankosova.tv ka treguar se, sipas tij, i dyshuari kishte qenë i njohur edhe më herët për problemet që kishte shkaktuar.
“Me ju thanë të drejtën, kur më tregoi nana jem që e kanë liru, i thashë, ky ka me vra dikan. Fëmijët nuk guxoj me i lanë në rrugë sa të është ky i lirë, sepse ky është i rrezikshëm”, ka deklaruar ajo për redaksinë.
Bazuar në deklarimin e tij, familja e të dyshuarit përballet me probleme, ndërsa pretendon se i dyshuari i mitur është emër i njohur për organet e rendit.
16-vjeçari është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin për “vrasje në tentativë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa është arrestuar edhe nëna e tij, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare./Klankosova.tv
“I hodhi vetes benzinë”, i mituri që sulmoi qytetarët në Ferizaj, u arrestua bashkë me nënën

