Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani, ka njoftuar se sot në Romë, ka pritur për takim grupin ‘’Miqtë e Ballkanit Perëndimor’’.
Në postimin e tij, kryediplomati italian, ka bërë të ditur se në takim, kanë miratuar ‘’Kartën e Romës’’, dokument politik i qeverisë italian, të cilin do e paraqesin në Bruksel.
‘’ Dokumenti parashikon barazinë e shteteve anëtare pas anëtarësimit, mungesën e kërkesave apo kushteve të reja për anëtarësim dhe përcaktimin e një kuadri të përbashkët, të përshtatur sipas secilit vend kandidat’’, ka shkruar mes tjerash Tajani,
Postimi:
Sot në Romë prita grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Ne miratuam “Kartën e Romës”, një dokument politik i Qeverisë italiane që do ta paraqesim në Bruksel. Dokumenti parashikon barazinë e shteteve anëtare pas anëtarësimit, mungesën e kërkesave apo kushteve të reja për anëtarësim dhe përcaktimin e një kuadri të përbashkët, të përshtatur sipas secilit vend kandidat.
Po punojmë së bashku për forcimin e infrastrukturës së transportit, rrjeteve energjetike dhe lidhjeve digjitale, nga IMEC deri te Korridori VIII, si edhe për sigurinë ushqimore.
Jemi të bindur se ribashkimi i familjes evropiane me Ballkanin duhet të jetë një prioritet politik.
Italia synon ta udhëheqë këtë proces me një vizion strategjik të qartë dhe të vendosur.
Ho ospitato oggi a Roma il gruppo degli “Amici dei Balcani occidentali”.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) July 10, 2026
Abbiamo adottato la “Carta di Roma”, un documento politico del Governo italiano che presenteremo a Bruxelles: uguaglianza degli Stati membri dopo l’adesione, assenza di nuovi requisiti o condizionalità di… pic.twitter.com/wbHw0riA3F

