Ibrahimoviq: Goli i Bellingham nuk duhej të pranohej

by Nexhat

Legjenda suedeze, Zlatan Ibrahimoviq ka deklaruar se goli i barazimit të Jude Bellingham ndaj Norvegjisë nuk duhej të ishte pranuar.

Sipas Ibrahimoviçit, topi preku kabllon e kamerës dhe ndryshoi trajektore, çka përbën ndërhyrje të jashtme dhe, sipas rregullave, loja duhej të ndërpritej menjëherë.

banner

“Ligji është ligj, pavarësisht nëse është minuta e parë apo e 90-të. Nëse topi ndikohet nga kablloja e kamerës, rifillimi i duhur është me top të lëshuar , jo vazhdimi i aksionit”, u shpreh ai.

Suedezi shtoi se rregullat nuk mund të injorohen vetëm sepse goli ishte spektakolar, duke theksuar se nëse një situatë e tillë do të kishte ndodhur në dëm të Anglisë, reagimet do të ishin shumë më të mëdha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy