Cristiano Ronaldo duket se ka gjetur mënyrën ideale për të lënë pas zhgënjimin e Kupës së Botës, duke kaluar disa ditë pushimi nën rrezet e diellit së bashku me të fejuarën e tij, Georgina Rodríguez.
Ylli portugez u pa dukshëm i dëshpëruar pasi Portugalia u eliminua në fazën e 1/8 së finales nga Spanja me humbjen minimale 1-0 në “Dallas Stadium”.
Megjithatë, fotografitë e publikuara së fundmi tregojnë se ai po shijon një periudhë relaksi dhe reflektimi larg futbollit.
Pamjet e Ronaldos duke u larguar nga fusha me lot në sy u bënë një tjetër moment i dhimbshëm për tifozët portugezë, pasi sulmuesi veteran pa të shuhej ëndrra e fundit për të fituar Kupën e Botës.
Pas eliminimit, superylli i Al-Nassr vendosi të largohej nga atmosfera e garës dhe të kalonte kohë me familjen.
Georgina publikoi në Instagram një fotografi pranë Ronaldos, ku të dy shfaqeshin të buzëqeshur duke shijuar pushimet.
Ky udhëtim konsiderohet një mundësi e rëndësishme për 41-vjeçarin, i cili pas përfundimit të turneut pranoi se kishte nevojë për kohë për të përballuar emocionalisht atë që e quajti “Kupa ime e fundit e Botës”.
“Jam i trishtuar që po largohem kështu nga Kupa e Botës. Dhurova gjithçka. Bëra maksimumin tim. Po, ishte Kupa ime e fundit e Botës, por tani do të kem kohë të reflektoj dhe të jem me familjen time.
Nuk do të marr vendime të nxituara. Nuk vendos asgjë në momentet e nxehta. Tani nuk ka rëndësi nëse do të vazhdoj apo jo,” deklaroi Ronaldo pas eliminimit.
Në Botërorin 2026 ai realizoi tre gola, mes tyre edhe ndaj Uzbekistanit dhe Kroacisë, por turneu përfundoi pa trofe për Portugalinë.
Megjithatë, ish-sulmuesi i Manchester United mbrojti kontributin e tij në historinë e kombëtares.
“Nesër do të zgjohem njësoj si sot: me ndërgjegje të pastër. Kam luajtur 23 vjet me kombëtaren dhe kam fituar tre trofe. Para Cristianos, Portugalia nuk kishte fituar asgjë,” tha ai.
Marrëdhënia mes Ronaldos dhe Georginës ka qenë një burim stabiliteti gjatë viteve të fundit të karrierës së tij.
Çifti u njoh në vitin 2016 në një dyqan Gucci në Madrid dhe që atëherë kanë ndërtuar një familje të madhe, ndërsa kanë përballuar së bashku presionin e famës globale.
Në gusht të vitit 2025 ata njoftuan zyrtarisht fejesën, me Georginën që prezantoi unazën e saj të fejesës para miliona ndjekësve në rrjetet sociale.
Tani që Kupa e Botës 2026 ka përfunduar për Ronaldon, janë shtuar edhe spekulimet se çifti mund të kurorëzojë dashurinë me martesë. Sipas raportimeve, ata kanë pritur përfundimin e turneut për të organizuar ceremoninë e shumëpritur

