Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion.
Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme.
Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar hetimet e brendshme.
Pamje:

