Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar gjendjen aktuale politike në vend, duke deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të vështirë institucionale dhe ekonomike.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se vendi është me “gjysmë qeveri e president”, i izoluar dhe me diplomaci të heshtur.
“Kosova me gjysme qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia pertoke – vetem krijimi i institucioneve te reja me pajtim politik te partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tone nga kjo gjendje te mjerueshme”, shkroi Tahiri në Facebook.

