10-shi i Barcelonës sot mbush 19 vjet

by Nexhat

Lamine Yamal sot feston ditëlindjen, ndërsa mbush 19 vjet. Talenti spanjoll ka kaluar në një kohë shumë të shkurtër nga një premtim i madh në një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror.

I lindur më 13 korrik 2007, Yamal ka thyer rekorde të shumta që në moshë shumë të re. Ai u bë një nga lojtarët më të rinj që ka debutuar me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës, ndërsa shkëlqimi i tij në fushë e ka vendosur mes yjeve të brezit të ri,

Me driblimet, shpejtësinë dhe kreativitetin e tij, sulmuesi anësor ka fituar zemrat e tifozëve dhe ka treguar se ka potencial për të lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit.

banner

Pas triumfit në Euro 2024 me Spanjën dhe paraqitjeve të tij të rëndësishme me Barcelonën, Yamal vazhdon të jetë një nga lojtarët më të ndjekur në botë.

Në ditën e tij të veçantë, urimet kanë vërshuar për talentin spanjoll, i cili tashmë synon të vazhdojë rritjen dhe të shkruajë kapituj të rinj në karrierën e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy