“Fije për fije na e keni prekur hallin” – Kushti i Ardian Gjinit drejtuar Kurtit për rritjen e pragut të TVSH-së merr mbështetjen e bizneseve

by Nexhat

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka vizituar sot biznesin familjar “Beha-N” në Rahovec, ku është takuar me pronarin, Aliriza Hasku.

Gjatë vizitës, Gjini tha se ky biznes është një shembull i qartë i sfidave me të cilat përballen bizneset e vogla për shkak të pragut aktual të TVSH-së prej 30 mijë eurosh, duke ritheksuar se propozimi i Aleancës për rritjen e këtij pragu në 100 mijë euro është një masë e domosdoshme për zhvillimin ekonomik.

banner

Sipas tij, nga biseda me pronarin e biznesit u konfirmua se kufiri aktual po i rëndon bizneset familjare dhe po ua vështirëson funksionimin e përditshëm.

Gjini theksoi se gjashtë kushtet e paraqitura nga Aleanca nuk kanë qenë kërkesa për poste politike, por iniciativa konkrete që synojnë lehtësimin e barrës për bizneset, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e një ambienti më të favorshëm për sipërmarrjen.

“Ne mbetemi të vendosur për të mbështetur ata që mbajnë gjallë vendin”, u shpreh Gjini, duke theksuar se bizneset familjare janë shtylla e ekonomisë së Kosovës dhe meritojnë politika që u krijojnë hapësirë për rritje e zhvillim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy