Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka dorëzuar zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
KPK tha se e çoi “dokumentacionin përkatës” te ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu pas takimit të mbajtur sot.
“Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, thuhet në njoftim.
“Me dorëzimin e nominimit dhe dokumentacionit përkatës, procedura kalon në fazën e trajtimit nga Presidenca, ndërsa hapat e mëtejshëm do të zhvillohen në përputhje me kompetencat dhe afatet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi”, thuhet në njoftimin e KPK-së

