Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se projekti i Lëvizjes Vetëvendosje është pa ambicie dhe se nuk e kupton arsyen e qëndrimit të saj në pushtet.
Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se institucionet e Kosovës nuk po funksionojnë në mënyrën e duhur, duke përmendur mungesën e një mbikëqyrjeje efektive parlamentare ndaj ekzekutivit.
Republika jonë është një republikë parlamentare në të cilën parlamenti ushtron funksionin e mbikëqyrjes, llogaridhënies, shtyrjes së ligjeve, konfrontimit me qeverinë kur bën, kur ec përpara me tema, kush e konfronton sot zotëri Kurti në kuadër të organizimit institucional që e ka Republika e Kosovës ose së paku që e ka të shkruar në letër se kështu në praktikë nuk zbatohet tash e dy vjet deklaroi Sejdiu.
Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e institucioneve me ushtrues detyre, duke thënë se kjo situatë ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe se vendimet institucionale nuk po respektohen siç duhet.
Sipas Sejdiut, mungesa e ambicies për zhvillim dhe ndryshime të mëdha e karakterizon qeverisjen e Vetëvendosjes

