Takimet e liderëve, Paçarizi: S’po tregojnë çka janë duke folur, po i mashtrojnë qytetarët

by Nexhat

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen takimet ndërmjet liderëve politikë në Kosovë, duke thënë se mungesa e transparencës po i lë qytetarët pa informacione për temat që po diskutohen.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Paçarizi deklaroi se krerët e partive nuk po japin detaje për bisedimet e tyre dhe se arsyetimi për ruajtjen e konfidencialitetit nuk është i qëndrueshëm, pasi, sipas tij, nuk bëhet fjalë për procese që kërkojnë fshehtësi të tillë.

Janë duke folur për një qeveri e cila ka me udhëheq ëh shërbimin ndaj qytetarëve të Kosovës. Këta janë pa përjashtimisht krejt janë duke fol me do fraza të përgjithshme që është “ne thamë që është e domosdoshme mos me shku në zgjedhje dhe është e domosdoshme me bisedu”, po kujtojnë që janë duke thënë ndonjë send të rëndësishme. Janë duke mashtruar”, u shpreh Paçarizi.

banner

Ai tha se në të kaluarën qytetarët dhe mediat kanë qenë më të informuar për proceset politike, përfshirë negociatat për formimin e institucioneve dhe ndarjen e përgjegjësive qeverisëse.

Sipas tij, mënyra aktuale e zhvillimit të bisedimeve po u krijon hapësirë liderëve politikë që të mos jenë konsistentë në qëndrimet e tyre.

Po ja krijojnë komoditetin në këtë rast zotit Kurti, në ndonjë rast tjetër dikujt tjetër që të lëvizë ndërmjet qëndrimeve. Domethënë po ju krijojnjë komoditet për me qenë jo konsistent.”, deklaroi ai.

Duke komentuar deklaratat e liderëve pas takimeve, Paçarizi tha se ato nuk kanë sjellë informacion të rëndësishëm për qytetarët.

Për qytetarin e Kosovës është e rëndësishme me dit çka është fol brenda. Se ata prap po them as nuk janë duke bërë hetime as nuk janë marrë me politika globale për me mshef prej armikut një send. janë duke biseduar për qysh me i ofruar shërbime qytetarëve të Kosovës edhe qysh me zhvillua vendin”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy