Azemi: Nuk kam informacion për nënshkrime kundër Abdixhikut, nesër mblidhet Kryesia e LDK-së në Ferizaj

by Nexhat

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi, ka deklaruar se nuk ka informacion për ndonjë nismë të delegatëve të degës për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Azemi, në “Debat Plus”, u shpreh se deri më tani asnjë delegat nuk e ka njoftuar për një iniciativë të tillë.

banner

Ai bëri të ditur se ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj për të mërkurën në orën 18:00, ku, sipas tij, do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve të fundit, si dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimet brenda partisë.

“Përbesë nuk më ka thënë askush nga delegatët dhe nuk kam ndonjë informacion lidhur me ketë. Kryesinë e kam ftuar nesër nga ora 18:00 me pikën e diskutimit për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e fundit si dhe do të diskutojmë për gjithçka. Delegatët janë të lirë të vendosin mbi parimet e tyre. Kuvendi i ka 355 delegatë, kërkesat nuk bëhen në forme në rrjetet sociale por bëhen në forume që janë dalë nga statuti i LDK-së dhe shtëpia e LDK-së i pranon të gjitha diskutimet për gjithçka”, u shpreh Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy