Digjet deponia e mbeturinave në Sferkë, Bajrami: Qeveria Kurti dështoi – humbi mundësia të investoheshin 9 milionë euro nga BE

by Nexhat

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për djegien e deponisë së mbeturinave në Sferkë, në vendlindjen e saj.

Ajo thotë se “për këtë gjendje dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Qeveria Kurti deri tash dështoi ta zgjidhë këtë problem. Për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, humbi mundësia të investoheshin me kohë 9 milionë euro nga BE-ja dhe 3 milionë euro nga Komuna e Pejës për mbylljen e kësaj deponie. Sot flitet se ky projekt nuk realizohet më as me 30 milionë euro. Ky është çmimi i papërgjegjësisë dhe i dështimit politik”, shprehet Bajrami.

banner

“Më e keqja është se faturën nuk po e paguajnë qeveritarët, po e paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre”, vijon Bajrami.

Pamje:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy