Fatmir Sheholli i vazhdohet masa e paraburgimit edhe dy muaj

by Nexhat

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit.

Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij, e ka konfirmuar për KALLXO, zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

banner

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të Spiunazhit në vazhdimësi, gjyqtarja e procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”- thuhet në përgjigjjen e Gashit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy