Hargreaves shkruan për takimet me Maqedoncin e Jasharin: Mbështetje për FSK’në për përafrim me strukturat e NATO’s

by Nexhat

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, deklaron se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.

Ambasadori i vlerëson si “diskutime të mira sot me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe Ministrin në Detyrë të Mbrojtjes, Maqedonci, së bashku me Atasheun tonë të Mbrojtjes dhe Këshilltarin e Mbrojtjes”, shprehet ambasadori pas diskutimit.

banner

Ai thekson së në bisedë “ne riafirmuam angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përafrimin e saj me standardet dhe strukturat e NATO-s, dhe forcimin e bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar”.

“Bashkëpunimi ynë po ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për Kosovën dhe rajonin e gjerë”, përfundon ambasadori.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy