Hyseni: Dega e LDK-së në Podujevë nuk i është bashkuar nismës për shkarkimin e Abdixhikut

by Nexhat

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se delegatët e kësaj dege nuk i janë bashkuar nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Hyseni, në një linjë telefonike në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se vendimi është marrë me vullnet të lirë nga delegatët, duke theksuar se dega nuk e sheh të arsyeshme nisjen e një procesi të tillë kur kanë mbetur më pak se një vit deri në mbajtjen e Kuvendit të rregullt zgjedhor të LDK-së.

banner

“Me vullnet të lirë delegatët e degës nuk kanë marrë pjesë, normalisht që ne nuk jemi në këtë proces të degës së nënshkrimeve. Arsyeja është e thjeshtë e shohim si diçka jo të shëndetshme kur ka mbetur më pak se një vit prej Kuvendit të rregullt andaj ne jemi që kur të mbahen zgjedhjet në nivelin nacional të mbahen edhe në nivelin e degëve dhe në nivelin qendror. Duhet të fillojmë përgatitjet për zgjedhjet të Kuvendit të rregullt, mbase jo të gjithë por shumica absolute nuk e kanë nënshkruar”, u shpreh Hyseni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy