Zvicra pret lojtarët e kombëtares, Xhaka: S’kemi emra të mëdhenj, por kemi një unitet

by Nexhat

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë Kupës së Botës, duke theksuar se arma më e fortë e skuadrës ishte uniteti.

Gjatë pritjes së organizuar për kombëtaren, Xhaka u shpreh krenar për paraqitjet e ekipit në turne,

banner

Shpresoj që ju kemi bërë të lumtur. Ajo që na bën të veçantë është uniteti ynë. Nuk kemi emra të mëdhenj, por kemi një grup të bashkuar dhe një frymë të jashtëzakonshme skuadre. Në fund mund të jemi krenarë për gjithçka që kemi arritur”, deklaroi ai.

Mesfushori zbuloi se tani do të shijojë pushimet me familjen, përpara se t’u rikthehet angazhimeve në klub.

Atmosfera në pritjen e organizuar në Turbinenplatz ishte festive, ndërsa tifozët përshëndetën me ovacione futbollistët e Zvicrës, me Granit Xhakën, Breel Embolon dhe Johan Manzambin që morën duartrokitjet më të mëdha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy