A do ta thyejë “mallkimin” e gjashtë dekadave? – Anglia sonte kërkon lavdinë e përjetshme

by Nexhat

Kombëtarja e Anglisë është vetëm një hap larg shkrimit të historisë, teksa sonte në mbrëmje do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Për “Tre Luanët”, kjo konsiderohet ndeshja më e rëndësishme që nga triumfi historik në finalen e vitit 1966 në stadiumin “Wembley”.

Që nga ai sukses, Anglia ka arritur vetëm dy herë në gjysmëfinalet e Botërorit, në Itali më 1990 dhe në Rusi më 2018, por pa mundur të sigurojë një vend në finale.

banner

Përballja e kësaj radhe me Argjentinën rikthen një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror, të mbushur me histori, emocione dhe episode të paharrueshme,

Pas humbjeve në dy finalet e fundit të Kampionatit Evropian, përzgjedhësi Thomas Tuchel dhe futbollistët e tij kanë mundësinë të hyjnë në histori, duke siguruar finalen e parë të Anglisë në një Kupë Bote pas plot 60 vitesh.

Interesi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm. Konferenca për media e Tuchelit u zhvendos në një sallë më të madhe për shkak të numrit të lartë të gazetarëve, por edhe ajo rezultoi e mbushur plot, duke reflektuar vëmendjen e madhe ndërkombëtare që ka tërhequr kjo gjysmëfinale.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, në stadiumin modern të Atlantës, ku Anglia do të tentojë të thyejë “mallkimin” që e ka penguar të rikthehet në finalen e Kupës së Botës që prej vitit 1966, kur skuadra e drejtuar nga Sir Alf Ramsey ngriti trofeun prestigjioz “Jules Rimet”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy