Argjentina përmbys Anglinë në një sfidë të çmendur, e pret Spanja në finale

by Nexhat

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në një gjysmëfinale dramatike të zhvilluar në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta.

Kampionët në fuqi siguruan biletën për në finalen e madhe falë një përmbysjeje në minutat e fundit të takimit, duke i dhënë fund ëndrrës së Anglisë për t’u rikthyer në finalen e Botërorit.

banner

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që zhvilluan një lojë të kujdesshme dhe me pak raste të pastra shënimi.

Në fraksionin e dytë, Anglia kaloi në epërsi në minutën e 55-të me Anthony Gordon, i cili finalizoi me sukses një aksion të shpejtë të “Tre Luanëve”.

Megjithatë, Argjentina reagoi fuqishëm pas golit të pësuar, duke shtuar presionin ndaj portës angleze. Pas disa rasteve të mira dhe një goditjeje në shtyllë, Enzo Fernandez barazoi rezultatin në minutën e 85-të me një goditje të shkëlqyer.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt vazhdimeve, Lionel Messi shfaqi edhe një herë klasin e tij. Kapiteni argjentinas asistoi për Lautaro Martínez, i cili në minutat shtesë realizoi golin e fitores, duke vulosur triumfin 2-1 të Argjentinës.

Në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, Argjentina do të përballet me Spanjën, e cila një ditë më parë eliminoi Francën me rezultat 2-0.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy