Arsenal nxjerr në shitje Gabriel Jesusin, tri gjigantë europianë interesohen për brazilianin

by Nexhat

Arsenal është i gatshëm të ndahet me Gabriel Jesusin para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit londinez janë aktivisht në kërkim të një blerësi dhe janë të hapur të dëgjojnë oferta rreth 20 milionë funteve për sulmuesin brazilian.

banner

Në garë për shërbimet e 29-vjeçarit prin Milani, i cili po e konsideron Jesusin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Përveç klubit italian, interesim konkret kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Atletico Madridi, të cilët kanë bërë kontaktet e para për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm.

E ardhmja e Gabriel Jesus pritet të sqarohet në javët e fundit të merkatos, me Arsenalin që duket i vendosur ta shesë sulmuesin nëse mbërrin oferta e duhur

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy