Ish-ministri gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998,
Roth ka thëën se është e trishtueshëm dhe frustruese një deklaratë e tillë.
“Një ministër serb fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës. Dhe pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim në politikë apo në shoqëri. Si është e mundur që një vend të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë? Urrejtja dhe nacionalizmi nuk ndërtojnë partneritet. Kjo është thjesht e trishtueshme dhe frustruese”, ka shkruar ai.
A Serbian minister openly fantasises about “ethnically cleansing” Kosovo. And barely any pushback in politics or in society. How is a country meant to join the EU like this? Hate and nationalism build no partnership. This is just sad and frustrating. pic.twitter.com/YKUn2O8FVp
— Michael Roth 🇪🇺🇺🇦🇮🇱🇬🇪 (@MiRo_SPD) July 15, 2026

