Kearns për deklaratat e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë: Turp, asgjë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi

by Nexhat

Deputetja britanike, Alicia Kearns i ka quajtur të turshme dhe “njollë mbi Qeverinë e Serbisë” deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq për spastrim etnik në Kosovë.

“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë mbi Qeverinë e Serbisë”, shkroi ajo në një postim në X.

banner

Kearns shkroi se “njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit i kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre”.

Deputetja britanika thotë se asnjë përpjekje e tillë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë.

“Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar – apo, edhe më keq, për t’i lavdëruar – këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”.

Ajo e shpërndau lajmin se Bashkimi Europian e dënoi deklaratën e ministres serbe, e cila tha se po të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy