Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, tha se ka deponuar kallëzimin penal ndaj ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për deklaratën e saj për “spastrim etnik” në Kosovë.
“Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes”, shkroi Gërvalla.
Ajo shtoi se deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike.
“Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore”.

