Kosova ka humbur rreth 43 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e institucioneve të reja mund të rrezikojë humbjen e një pjese edhe më të madhe të mjeteve të parapara përmes Planit të Rritjes të BE-së.
Kështu ka deklaruar hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Qemajl Marmullakaj, i cili për RTV21 ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve mund të kenë pasoja financiare për vendin.
Sipas tij, nëse nuk krijohen institucionet e reja, Kosova mund të humbasë më shumë se gjysmën e mjeteve të planifikuara nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian.
“Nëse s’ka institucione të reja, do të humben më shumë se gjysma e mjeteve të Planit të Rritjes të parapara për Kosovën”, ka deklaruar Marmullakaj.

