Ministria e jashtme britanike dënon deklarimet e Paunovic për “spastrim etnik”: Rihapin ndarjet e vjetra

by Nexhat

Ministria e jashtme britanike ka dënuar deklarimet e ministres Snezana Paunovic për “spastrim etnik të Kosovës”.

Në reagim thuhet se deklarime të tilla vetëm rihapin ndarjet e vjetra në rajon.

banner

“Ne i dënojmë deklarimet e Ministres Serbe Snezana Paunovic, duke përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.Në një kohë kur vendet në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumëetnike, vërejtje të tilla synojnë të rihapin përçarjet e vjetra dhe të nxisin tensionet. Udhëheqësit politikë përgjegjës duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa mëdyshje”, ka thënë një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe.

Në fund të reagimit thuhet se gjithashtu janë në dijeni për mohimin që presidenti serb Vucic ua ka bërë deklarimeve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy