Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj nuk ka qenë e gatshme dhe as e interesuar për një bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Duke folur në Debat Plus, Nagavci tha se qëndrimi i LVV-së ndaj një koalicioni me PDK-në ka qenë i qartë, ndërsa shprehu shqetësimin se zhvillimet e fundit politike mund të ndikojnë në zvarritjen e procesit të krijimit të institucioneve të reja.
“Ne s’kemi qenë të gatshëm, të interesuar që të kemi bashkëqeverisje me PDK-në. Ndërkohë që uroj e shpresoj që zhvillimet aktuale të mos ndikojmë edhe me tutje në bllokimin e institucioneve”, ka thënë Nagavci

