Prishtina prezanton Assane Diattan, vjen pas një sezoni fantastik te Malisheva

by Nexhat

FC Prishtina ka zyrtarizuar një tjetër afrim në prag të sezonit të ri.

Sulmuesi Assane Diatta është bashkuar me bardhekaltrit dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në Bolu të Turqisë, aty ku po zhvillohet faza përgatitore.

banner

Diatta vjen nga Malisheva, ku zhvilloi një edicion mbresëlënës, duke realizuar 11 gola dhe 7 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Performancat e tij e kanë bërë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit kosovar.

Me shpejtësinë, depërtimet dhe instinktin për gol, sulmuesi pritet të sjellë më shumë cilësi në repartin ofensiv të Prishtinës, e cila po vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për objektivat e sezonit të ri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy