Atletico Madrid: Alvarez nuk shitet as për 200 milionë euro

by Nexhat

Atletico Madridi nuk ka ndërmend të lejojë largimin e Julian Alvarezit këtë verë, pavarësisht interesimit të madh nga Barcelona dhe Arsenali.

Drejtori ekzekutiv i klubit spanjoll, Miguel Angel Gil Marin, ka bërë të qartë se sulmuesi argjentinas nuk është në shitje dhe se qëndrimi i klubit nuk do të ndryshojë, edhe nëse vijnë oferta shumë të mëdha.

banner

Alvarez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madridi për të ndjekur një objektiv të madh në karrierë, me raportimet që e lidhin me një transferim te Barcelona.

Megjithatë, klubi madrilen nuk dëshiron të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë të ditur se oferta e klubit katalanas, mbi 100 milionë funte, mbetet në tavolinë, por Atletico ka refuzuar çdo mundësi për negociata.

“Qëndrimi im është i qartë dhe po ashtu edhe qëndrimi i klubit. Ia kemi bërë të ditur lojtarit, përfaqësuesve të tij dhe presidentit të Barcelonës”, ka deklaruar Gil Marin.

Ai ka insistuar se Alvarez është sulmuesi ideal për Atletico Madridin dhe se klubi dëshiron ta mbajë në skuadër.

“Ne nuk duam ta transferojmë. Nuk pranuam një ofertë prej 100 milionë eurosh dhe nuk do të pranojmë as 150 apo 200 milionë euro”, ka shtuar drejtuesi i klubit madrilen.

Julian Alvarez zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Atletico Madridin, duke regjistruar 57 paraqitje në të gjitha garat, me 29 gola dhe 8 asistime. Pavarësisht dëshirës së lojtarit për një aventurë të re, klubi spanjoll duket i vendosur ta mbajë yllin argjentinas në “Metropolitano”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy