Bayern nuk lëviz nga qëndrimi, Olise nuk është në shitje

by Nexhat

Bayern Munich nuk ka asnjë shqetësim për të ardhmen e Michael Olise dhe nuk ka ndërmend të dëgjojë oferta për francezin gjatë kësaj vere.

Sulmuesi 24-vjeçar ka kontratë me klubin bavarez deri në verën e vitit 2029 dhe marrëveshja e tij nuk përmban klauzolë lirimi.

banner

Sipas raportimeve, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se “Los Blancos” nuk do të paraqesin ofertë për Olisen.

Madje, Bayern po planifikon ta shpërblejë francezin me një kontratë të re, e cila do ta bëjë atë një nga tre futbollistët më të paguar të skuadrës.

Ndërkohë, edhe vetë Michael Olise, së bashku me përfaqësuesit e tij, mbeten plotësisht të përkushtuar për të vazhduar karrierën në “Allianz Arena”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy