Ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, ka mohuar se Kryeprokurori i ri, Zejnuall Gashi, të ketë lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
E pyetur për këtë nga gazetarët, Haxhiu i quajti “përpjekje dashakeqe” këto deklarata.
“Gashi nuk ka ardhë nga rruga që bëhet kryeprokuror. Ai ka qenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, prandaj këto deklarata se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje janë qesharake. Dhe nuk e di se nga kush kanë ardhë, por janë përpjekje dashakeqe për të dëmtuar një proces që ju të gjithë e keni parë që është mbikëqyrë edhe nga organizatat kredibile të shoqërisë civile dhe po ashtu dhe nga partnerët ndërkombëtarë”.
Duke thënë se partnerët ndërkombëtarë e kanë përshëndetur këtë emërim, Haxhiu tha se ka dëgjuar thirrjet e shoqërisë civile “që sa më shpejt të emërohet Kryeprokurori i Shtetit, “duke pasur parasysh që Kosova është më shumë se katër vite me U.D. Kryeprokuror të Shtetit”.
“Ata që thonë që është në Vetëvendosje, le të vazhdojnë ta bëjnë”, tha ajo.
Kosova mbeti pa Kryeprokuror të Shtetit për shkak të refuzimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për ta miratuar zgjedhjen e Blerim Isufajt. Atë kohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati drejtuar akuza të shumta ndaj kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajt

