Kurti i mbledh “online” minsitrat, i japin KRU Mitrovicës prona në shfrytëzim, mijëra euro ndahen për Luginën e për inovacionin

by Nexhat

Zyra për Media e Kryeministrisë ka mbajtur sot një mbledhje online, ku janë marrë disa vendime.

Vendimi i parë ka të bëjë më dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të tokave të Agjencisë Pyjore për nevojat e KRU-së.

banner

“Miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Mitrovica” Sh. A., me qëllim  të realizimit të projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për Komunën e Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu është miratuar vendimi për ndarjen e mbi 250 mijë eurove për Luginën, për pajisje me libra shkollore.

 “Miratuar vendimin për  ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 255,153.45€ (dyqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tre euro e dyzet e pesë cent), për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë, që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026”, njofton ZKM.

 Në fund thuhet se gjithashtu është miratuar vendimi për  ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000€  për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, të cilat kontribuojnë në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës përmes organizimit të iniciativave dhe eventeve të njohura globale në këto fusha.

Mjetet ndahen për organizatat, si në vijim:

FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova, ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro); dhe

ICK – (Inovation Center Kosovo),  ndahet shuma prej 20,000€ (njëzetë mijë euro).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy