Shembet një shtëpi në rrugën A, pronarja: Jemi njoftuar mbrëmë nga fqinjët

by Nexhat

Një shtëpi është shembur në rrugën A në kryeqytet.

E kjo ka alarmuar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët dolën në vendin e ngjarjes.

Komandanti i Zjarrfikësve Malë Gashi, ka folur lidhur me rastin.

banner

“Nuk ka qenë intervenim. Zjarrfikësit janë thirrur për arsye të sigurisë me qenë aty”, deklaroi Gashi.

Shkurtimisht rreth kësaj ngjarje u prononcua për Klankosova edhe drejtori i Emergjencave Lulzim Fushtica.

“Ekipet janë në vendin e ngjarjes”, tha shkurtimisht ai pa dhënë detaje tjera.

E sipas pronares së shtëpisë deri në këtë gjendje ka ardhur si pasojë e punimeve në afërsi të shtëpisë.

Ajo tregoi edhe se si kohë më parë ka ndodhur rasti i parë i shembjes.

“Është ndalur rryma. S’kemi ditë kah me ia mbajtë. Stres, ankth…. mërzi. Edhe kanë ardhë Drejtoria Emergjencave të cilët i falënderoj, kanë ardhur në kohë rekord edhe na kanë evakuuar prej shtëpisë edhe na kanë thënë me gjetë një vendbanim të përkohshëm”, deklaroi ajo. 

“Të nesërmen kanë ardhur prapë me Drejtorinë e Investimeve Kapitale edhe i kanë vendosur shiritat”, shtoi ajo.

Pronarja theksoi se edhe pas rekomandimit të Drejtorisë së Emergjencave që me u ndërprerë punimet, ato kanë vazhduar nga menaxheri i kontratës dhe si pasojë ka rënë muri i përparmë i shtëpisë.

“Bile ka hyrë edhe në thellësinë e themelit të shtëpisë. I kam njoftuar zyrtarët komunalë në atë kohë… unë s’kam qenë në shtëpi, besoj që kanë ardhur. Nuk më kanë njoftuar, a kanë ardhur apo jo nuk e di”, deklaroi ajo.

Pronarja tha se mbrëmë është njoftuar nga fqinjët se shtëpia u shemb e tëra.

Klankosova.tv është në pritje të një përgjigje edhe nga policia lidhur me rastin në fjalë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy