Asllani harron Barcelonën dhe Dortmundin, afër transferimit te RB Leipzig

by Nexhat

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është shumë afër transferimit te RB Leipzig.

Sipas BILD, 23-vjeçari pritet ta kompletojë kalimin te skuadra nga Saksonia para fundit të këtij muaji, ndërsa Leipzig është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij.

Për Asllanin kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Borussia Dortmundi, por asnjëri klub nuk ka avancuar në bisedime.

banner

Barcelona e shihte sulmuesin si alternativë rezervë, ndërsa Dortmundi duhet fillimisht të krijojë hapësirë në skuadër dhe në listën e pagave.

Në këto rrethana, RB Leipzig është favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, i cili po konsiderohet si një prej talenteve më premtues të Bundesligës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy