Kolona të gjata në kufi, pritjet mbi 8 orë për të hyrë mërgimtarët në Kosovë

by Nexhat

Fluksi i mërgimtarëve që po hyjnë në Kosovë ka sjellë rritje të pritjeve në disa pika kufitare të vendit.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta.

banner

Në Kullë dhe Merdarë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 15-20 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, raporton Klankosova.tv.

Për dalje nga Kosova nuk raportohet të ketë pritje të konsiderueshme, me kohë pritjeje deri në 2-3 minuta.

Ndërkohë, kolona më të gjata janë krijuar në disa pika të tjera kufitare.

Në Muçibabë, pritjet për hyrje dhe dalje kanë arritur deri në 500 minuta, ndërsa në Han të Elezit pritjet për hyrje shkojnë deri në 100 minuta.

Për më shumë detaje rreth gjendjes në pikat kufitare, shihni përditësimet në fotografi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy