“Marca” e kritikon fushën e stadiumit ku po zhvillohet finalja

by Nexhat

Mediumi i madh spanjoll “Marca” ka shkruar disa fjalë për fushën e stadiumit “MetLife”.

Në këtë stadium po zhvillohet finalja e madhe e Botërorit 2026, mes Spanjës dhe Argjentinës.

banner

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll pa gola, 0-0.

“Marca” e ka kritikuar fushën e finales.

“Fusha e stadiumit ‘MetLife’ nuk është në nivelin që i përshtatet skuadrave që po luajnë në të. Sipërfaqja është e thatë, e ngadaltë dhe topi kërcen në mënyrë të parregullt, duke e bërë të vështirë krijimin e epërsisë pas kontrollit të tij. Ujitja e fushës gjatë ndërprerjes për hidratim rezultoi pothuajse e padobishme. Madje, një anëtar i stafit të Spanjës u pa duke u përpjekur të drejtonte ujin nga spërkatësit drejt vijës anësore”, shkruan “Marca”.

Spanja po e synon trofeun e dytë të Botërorit, teksa Argjentina të katërtin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy