Ka përfunduar koha e rregullt e super-finales së madhe të Botërorit 2026, mes Spanjës dhe Argjentinës.
Pass 90 minutave të kohës së rregullt, rezultati ishte i barabartë 0-0 dhe ndeshja shkon në vazhdime.
Spanja ishte më dominuese gjatë tërë ndeshjes, duke krijuar shumë raste, por pa arritur ta konkretizojë ndonjë.
Argjentina nuk arriti që të rrezikojë fare portën e Spanjës, duke mos pasur asnjë goditje në drejtim të saj.
Përpos lojës së dobët të treguar, Argjentina do të luajë me një lojtar më pak në vazhdime.
Kjo pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me karton të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë.
Enzo u ndëshkua në minutën e 93-të të ndeshjes.
Nëse edhe pas vazhdimeve nuk ka fitues, atëherë ndeshja do të shkojë në penallti.

