Pa gola e me pak raste, mbyllet pjesa e parë e super-finales së Botërorit

by Nexhat

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes finale të Botërorit 2026, mes Spanjës dhe Argjentinës.

Pas 45-minutëshit të parë, dy kombëtaret u ndanë baras, pa gola.

banner

Spanja ishte më e mirë gjatë kësaj periudhe të pjesës së parë, duke e pasur posedimin në anën e saj, mirëpo duke mos arritur të krijojë shumë raste.

Më i miri që mund të përmendet është ai i Mikel Oyarzabal, i cili u prit nga portieri Emiliano Martinez.

Argjentina nuk arriti të rrezikojë fare portën e Spanjës, duke mos testuar Unai Simonin.

Spanja po e synon triumfin e dytë ndonjëherë në finale të Botërorit, teksa Argjentina ia ka vënë syrin mbrojtjes së titullit kampion.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “MetLife” në New Jersey.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy