Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e
Zubin Potokut.
Më 19 korrik 2026, rreth orës 03:38, gjatë patrullimit në fshatin Bube, njësitë policore kanë
vërejtur disa automjete të dyshuara. Pasi nuk iu bindën urdhrave për ndalim, zyrtarët policorë
kanë përdorur armën zyrtare, në përputhje me autorizimet ligjore.
Si rezultat, është arrestuar një person dhe është ndaluar një automjet VW Sharan, në të cilin
janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara si të
kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës. Nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe
mallrat janë sekuestruar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa i
arrestuari është ndaluar për 48 orë.

