Mikel Oyarzabal kaloi me sukses disa mbrojtës të Argjentinës dhe lëshoi një goditje të fortë nga distanca drejt qendrës së portës.
Megjithatë, portieri argjentinas, Emiliano Martinez reagoi në kohë me një pritje të shkëlqyer, duke i mohuar Spanjës golin e epërsisë.
Mbrojtësi i Argjentinës, Lisandro Martinez, është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 41-të pas një ndërhyrjeje të ashpër.
Gjyqtari Slavko Vinçiç nuk hezitoi të nxirrte kartonin, duke e vlerësuar ndërhyrjen e mbrojtësit argjentinas si të parregullt.

