“Spanja fiton lehtësisht” – Ronaldo nuk ka dilema para finales së Botërorit

by Nexhat

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, ka ndarë parashikimin e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku sonte do të përballen Spanja dhe Argjentina në betejën për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.

Ish-sulmuesi brazilian është shprehur i bindur se kombëtarja spanjolle do të triumfojë ndaj Argjentinës, madje sipas tij, fitorja e “Furisë së Kuqe” nuk do të jetë aspak e vështirë.

Spanja do të fitojë dhe do ta bëjë këtë lehtësisht”, u shpreh Ronaldo, duke e vendosur skuadrën e drejtuar nga spanjollët si favorite absolute për triumfin final.

banner

Ai theksoi se që nga fillimi i turneut, Spanja kishte treguar se ishte një nga ekipet më të forta në garë, së bashku me Francën.

Që nga fillimi i turneut, ata ishin favoritët absolutë së bashku me Francën”, deklaroi Ronaldo.

Më tej, fituesi i dyfishtë i Kupës së Botës vlerësoi stilin e lojës së kombëtares spanjolle, duke theksuar se identiteti futbollistik i këtij ekipi është ndërtuar ndër vite.

Spanja luan futboll të shkëlqyer, është pjesë e ADN-së së tyre. Ata e kultivojnë këtë stil prej shumë vitesh, që nga moshat e reja”, shtoi ish-sulmuesi brazilian.

Finalja e shumëpritur e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, më 19 korrik, me fillim nga ora 21:00 sipas kohës në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy