Temperaturat e larta: Kufizohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve të rënda

by Nexhat

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, janë plotësuar sërish kushtet për zbatimin e vendimit për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32°C ose më shumë.

banner

Ndërkohë, bazuar në njoftimin e ministrisë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

“Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy