Tentoi ta vriste duke e goditur me thikë në kokë, kërkohet paraburgim për mitrovicasin

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., nën dyshimin për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur i dyshuari dyshohet se, me dashje, ka tentuar ta privojë nga jeta viktimën me inicialet B.M., duke e goditur disa herë me thikë në kokë, në anën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

banner

I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, ndodhet në masën e ndalimit.

Prokuroria ka bërë të ditur se i ka propozuar gjykatës caktimin e paraburgimit, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë lidhur me këtë kërkesë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy