Bayerni ia rithekson Realit: Olise Nuk është në shitje!

by Nexhat

Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Michael Olise, pavarësisht interesimit në rritje të Real Madridit për sulmuesin francez.

Sipas AS, kampionët e Bundesligës e konsiderojnë 24-vjeçarin pjesë kyçe të projektit të tyre dhe nuk e kanë nxjerrë në shitje.

banner

Si sinjal i qartë për të ardhmen e tij, klubi bavarez e ka vendosur Olisen në qendër të fushatës promovuese të fanellës së re mysafire, duke lënë të kuptohet se ai mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës.

Megjithatë, Real Madridi vazhdon ta ndjekë me vëmendje situatën e reprezentuesit francez, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Kupën e Botës 2026.

Drejtuesit e klubit spanjoll e shohin Olisen si një përforcim ideal për repartin ofensiv.

Megjithatë, Real Madridi nuk pritet të bëjë hapa konkretë pa marrë fillimisht një sinjal të qartë nga Olise se dëshiron të largohet nga Bayern Munich.

Olise iu bashkua Bayernit në vitin 2025 dhe brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze.

Për këtë arsye, çdo klub që synon transferimin e tij do të duhet të përballet me një kërkesë të lartë financiare, pasi Bayerni e vlerëson shumë kartonin e francezit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy