“Gjendja është alarmante”, Lladrovci fajëson Ujësjellësin dhe Qeverinë për krizën e ujit në Drenas

by Nexhat

Qytetarët e Drenasit janë duke u përballur me mungesë të madhe të ujit të pijshëm.

Kjo po iu shkakton atyre telashe të mëdha duke ua bërë jetën të papërballueshme.

Lidhur me gjendjen, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova ka folur kryetari Ramiz Lladrovci.

banner

Ai tha se gjendja është alarmante, ndërsa ka akuzuar Ujësjellësin, si dhe Qeverinë.

“Ujësjellësi nuk krijon kushte për të pasur ujë qytetarët e Drenasit. Edhe me këta kemi pasur mbledhje, kemi pasur dëgjime. Kemi provuar me pasë veprime, por sipas Ujësjellësit, pompat të cilat e sjellin ujin nga Liqeni i Ujmani në Bivolak janë të prishura prej disa muajsh dhe Qeveria nuk ka qenë e gatshme dhe as ujësjellësi që t’i riparojë më shpejtë, për t’i furnizuar me ujë qytetarët”, u shpreh Lladrovci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy