Kurti e uron kryeministrin e ri britanik: Pres me padurim bashkëpunim të ngushtë në mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi i Rusisë në Evropën Juglindore

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Andy Burnham për marrjen e detyrës së kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti tha se pret “me padurim” që të vazhdojë bashkëpunimi “i ngushtë” ndërmjet dy qeverive.

banner

“Shumë urime Kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi dashakeq i Rusisë dhe proxy-ve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, shkroi ai në X.

Postimin e Kurtit në X e ndau edhe në Facebook Qeveria në detyrë e Kosovës.

Andy Burnham është bërë kryeministri  i gjashtë i Mbretërisë së Bashkuar në dhjetë vjetët e fundit, pas dorëheqjes së Keir Starmer.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy